Mariçiq: Zhvillimi i Estonisë është shembull për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Sot në Mynih, në margjinat e Konferencës së Mynihut për Siguri, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me delegacionin e udhëhequr nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas, në të cilin u potencua se, është e rëndësishme që tani, Maqedonia e Veriut të mbetet në rrugën evropiane, ndërsa Qeveria të mbetet e përkushtuar në reformat, transmeton Portalb.mk.

Për kryeministrin dhenegociuesin me BE-në, Bojan Mariçiq, modeli i funksionimit të Estonisë dhe zhvilimit të saj janë shembuj për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, ndërsa mbështetja dhe ndihma e Estonisë është e rëndësishme dhe domethënëse për vendin për arritjen e vlerave dhe standardeve evropiane.

“Bashkëpunimi ynë dhe ekspertiza e Estonisë në fushën e transformimit digjital të shoqërisë së Maqedonisë do të na shërbejë shumë, sikurse në fushën e sundimit të së drejtës, i cili do të jetë sfidë kyçe për të gjitha vendet e rajonit të cilat kanë aspirata të bëhen anëtare të BE-së”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button