Janë larguar nga prokuroria hetuesit që punonin në rastet “Besa Trans” dhe pasaportat për kriminelë botëror

Hetuesit që punonin në procedurat parahetimore kundër stacionit për kontroll teknik të kompanisë “Via Komerc Xhemal”, në të cilin ishte regjistruar autobusi i “Besa Transit”, por edhe në paraqitjen kundër ministrit të Brendshëm, Oiver Spasovski, në lidhje me mosnënshkrimin e ndalesës për punë të “Besa Transit”, janë larguar nga Qendra e Hetimeve të Prokorisë për Krim të Organizuar, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Nga Qendra e Hetimeve është larguar dhe kthyer prapa në MPB edhe hetuesja e cila ka punuar me sukses në rastin e nxjerrjes së pasaportave maqedonase për kriminelë të kërkuar botëror, shtetas të huaj, për të cilat ka gjykime.

Në vend të tyre janë angazhuar hetues të rinj.

Për stacionin e kontrollit teknik të kompanisë “Via Komerc Xhemal”, në të cilën është regjistruar autobusi i “Besa Transit”, më 25.08.2021 është nxjerrë propozim – vendim për ndalesë të punës. Spasovski, gjoja, me muaj nuk e ka nënshkruar vendimin. E ka nënshkruar, gjoja, tre ditë pas aksidentit tragjik në Bullgari më 23 nëntor 2021, në të cilin u dogjën 46 shtetas të Maqedonisë.

Shefi i Prokurorisë për Krim të Organizuar, Islam Abazi tha për SDK se, këtyre hetuesve u ka përfunduar mandati prej një viti, plus dy vite mundësi që të mbesin në Qendrën e Hetimi, u ka përfudnuar më 7 shkurt 2021.

Bëhet fjalë për katër hetues nga MPB dhe një nga Policia Financiare.

Në dhjetor 2019, me kërkesë të Prokurorit Publik të Maqedonisë, MPB, Drejtoria Doganore dhe Policia Financiare ka shpallur konkurs të brendshëm për paraqitjen e të punësuarve të tyre për kryerjen e punës në kohë të caktuar të policisë gjyqësore – hetues në Qendrën e Hetimit.

“Në bazë të paraqitjeve të dorëzuara, PPRMV në shkurt të vitit 2020, solli vendim për zgjedhje të hetuesve për punë në qendrat hetimore. Me këtë, në qendrën e hetimin të PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me vendim të prokurorit publik, u zgjodhën 4 kandidatë nga MPB dhe një kandidat nga Drejtoria e Policisë Financiare, për ushtrimin e detyrën për kohë të caktuar në kohëzgjatje prej 1 viti, me mundësi që koha për kryerjen e punëve të vazhdohet edhe për dy vite. Sipas vendimit të theksuar, pas përfundimit të periudhës së vazhduar kohere, këtyre hetuesve të zgjedhur u ka përfunduar afati më 7.2.2023, me çka ato u kthyen në vendet e tyretë punës, që i kishin lënë në pauzë”, tha Abazi.

Përpos 5 hetuesve, prokuroria ka angazhuar në mënyrë shtesë edhe 11 hetues. Duke pasur parasysh këtë situatë, me të cilën Qendra hetimore do të mbetej pa pesë hetues, Abazi para 7 shkurtit ka mbajtur disa kolegiume, në të cilat ka shqyrtuar me prokurorët publik mundësit për angazhimin e hetuese të ri dhe mbajtjen e atyre hetuesve që kanë treguar efektivitet dhe efikasitet në punë.

“Pas vendimit të miratuar nga ana e kolegiumit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, Qendra e Hetimit është kompletuar me hetues të ri nga MPB, ndërsa së shpejti do të kompetohet në mënyrë shtesë edhe me hetues nga institucionet e tjera”, thanë nga sektori për marrëdhënie me publikun.

Qendra hetimore në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duhet të ketë 8 pjesëtarë të MPB-së, 3 nga Policia Financiare, një nga Drejtoria Doganore, 4 nga nëpunësit e prokurorisë piblike, 2 referentë të prokurorisë publike dhe 1 përkthyes nga maqedonishtja në shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button