Tre qytetet e kulturës evropiane për vitin 2023

Tre qytete nga tre shtete t ndryshme janë zgjedhur si Kryeqytetet e Kulturës Evropiane në vitin 2023, transmeton Portalb.mk.

“Veszprem në Hungari, Timishoara në Rumani dhe Eleusis në Greqi do të ndajnë titullin e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane në 2023. Ajo është marrë përsipër nga Kaunas, Ash dhe Novi Sad, të cilat festuan trashëgiminë kulturore evropiane në vitin 2022”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe, projekti “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” filloi në vitin 1985 me iniciativën e Melina Merkurit, ministres së atëhershme të Kulturës së Greqisë. Komisioni Evropian ka vendosu që titulli Kryeqyteti Evropian i Kulturës t’i jepet qytetit Tartu në Estoni, Bodos në Norvegji dhe Ishullit Bad në Austri, ndërsa në vitin 2025 do të jetë në Kemnic të Gjermanisë dhe Nova Gorica të Sllovenisë.

“Qytetet përzgjidhen mbi bazën e një programi kulturor që duhet të ketë një dimension të fortë evropian, të nxisë pjesëmarrjen dhe përfshirjen aktive të banorëve të qytetit, komuniteteve dhe palëve  të  ndryshme, në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin afatgjatë të qytetit dhe rajonit  përreth”, deklarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button