“Dance with Me”, Albërie & Veseli shpallen mbretër të natës së parë
“Dance with Me”, çeli më në fund siparin e tij. Një vit kaloi shpejt dhe edicioni i dytë i këtij superspektakli, patentë e gjigandit Endemol, ftoi jo vetëm vipat të vallëzojnë por edhe spektatorët nga shtëpia, sepse ku ka muzikë ka jetë.
Dyshja e ekraneve shqiptare, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu premtuan një spektakël plot sharm e klas dhe e mbajtën fjalën. Kjo edhe falë kastit të shkëlqyer të personazheve, por edhe falë jurisë profesioniste, që drejtohet nga Robert Alia, Valbona Selimllari si dhe koreografi i Tv Klan, Albi Nako.
Disiplina nga më të ndryshme, ekzekutuar me shumë përpikëmëri sollën vipat në këtë natë të parë. Publiku shpalli si mbretër të natës së parë, Albërien dhe Veselin, që dhe pse ky i fundit ishte me krah të dëmtuar, nuk ia humbën sensualitetin tangos së tyre.
Ata ulën nga froni Irena Kitën dhe Dj Sardin që sollën një vals gjithë klas. Të njëjtin emocion përcolli Drini Zeqo dhe Viola Spiro, ndërsa çiftet Stine dhe Roza, Ingrid e Herion, Labi dhe Arilena erdhën me kërcime shpërthyese këtë mbrëmje.
Batutat e humori na shoqëruan përgjatë gjithë mbrmjes dhe kjo falë aktorëve, Sejfulla Myftari e Markela Dede, por edhe protagonistëve të tjetër.
Ky spektakël që ka si synim argëtimin e publikut, ia arriti qëllimit këtë mbrëmje të parë, kjo jo vetëm falë audiencës së lartë por edhe reagimeve në rrjetet sociale, ndaj çdo të hënë mos u largoni nga Tv Klan, sepse ky është fillimi dhe produksioni premton surpriza pa fund.
Tv Klan