Prokurorja Janeva: Vet kam konkurruar dhe kam kontaktuar me “njerëzit përkatës”

Prokurorja speciale Katica Janeva në një intervistë për 24 Vesti, ka thënë që ajo vet është propozuar të jetë prokurore speciale dhe ka konkurruar dhe ka kontaktuar me “njerëzit përkatës”. Janeva beson se ajo edhe ekipi i saj, do të kenë mjaft kapacitet që të ballafaqohen me lëndët të cilat do të jenë nën kompetencat e saj.

“Me zgjedhjen edhe unë isha e befasuar. Personalisht, me vullnetin tim, kam konkurruar dhe kam kontaktuar me njerëzit përkatës me të cilët, kam vlerësuar se duhet të kontaktoj dhe tani jam paksa e befasuar, por dhe e nderuar”, ka thënë Janeva në intervistën e parë prej kur është emëruar prokurore speciale.

Ajo më tej ka shtuar se nuk ndjen presion për asnjë lëndë, por se do të merr vendime së bashku me ekipin e saj për të cilat opinioni do të dijë si do të merren.

“Çdo fjalë që do të futen në Prokurorinë Speciale, do të analizohet në mënyrë përkatëse sipas ligjit për procedurë penale, ligjin e posaçëm për Prokurori Speciale, sipas Kushtetutës dhe ligjet tjera si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pres mbështetje të madhe ndërkombëtare në zbardhjen e gjendjes faktike. E më pas, a do t’i pëlqej dikujt kjo apo jo, do të lëmë të tregoj koha” thotë Janeva.

Janeva theksoi se prioritet është emërimi i ekipit të saj e më pas në afat prej tetë ditëve nga institucione do t’i merr të gjitha lëndët që ajo dhe ekipi i saj do të konfirmojnë çfarë është në kompetencën e tyre.

Me prokurorin publik shtetërorë Marko Zvrlevski ajo thotë se njihet prej vitit 2009 dhe se kontaktet e tyre janë shpesh profesionale.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button