Informacionet vetëm pasi mbështeten në fakte shndërrohen në lajme

[Recension: Çka ka Gjenerali me Komandantin?]

Raportimi duke mos u bazuar në fakte dhe dëshmi, nënkupton gazetari joprofesionale. Lajmi që po recensojmë nuk ka fakte për ndodhitë për të cilat shkruhet në të. Gazetari është i njëanshëm për shkak se nuk ka kërkuar qëndrim nga palët (ose personat) që përmenden në lajm.

Lufta e ashpër brenda BDI-së ka filluar të shpërthej në çdo anë. Pas shumë fjalosjeve mes krahut të luftës dhe atyre jo të luftës tani  mësohet se ka plasur edhe mes Gjeneralit dhe Komandantit. Siç mëson portali TetovaSot mospajtimet mes Gjeneralit dhe Komandantit kanë filluar qysh  kur Ahmeti  mbështeti VMRO-në për stemën me Luan duke thënë se Luani është simbol shqiptar.

Çka ka Gjenerali me Komandantin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Çka ka Gjenerali me Komandantin?

Data dhe koha e publikimit: 17.09.2015

Data e recensionit: 18.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Se çfarë ndodh në një parti që qeveris, është në interes të publikut. Aq më shumë kur mund të ketë zhvillime në kohëra me tensione politike siç ndodh në Maqedoni. Por interesi i madh për zhvillimet nuk duhet të nxisë botime të pakonfirmuara. Me të drejtë duhen marrë në konsideratë të gjitha njoftimet por ato shndërrohen në lajme vetëm atëherë kur verifikohen.

Vërtetësia e asaj për çfarë shkruan në paragrafin në vijim, do të përcaktohej vetëm atëherë kur nga dy protagonistët e përfolur në lajm do të kërkohej qëndrim për konfirmim ose mohim.

Më vonë në një mbledhje të kryesisë së BDI-së Gjenerali Gëzim Ostreni  është ngritur në këmbë duke i thënë Komandantit se populli më nuk gënjehet me përrallat tona, dhe ka lëshuar  mbledhjen. Pas përfundimit të mbledhjes Komandanti i ish UÇK-së Ali Ahmeti ka lëshuar shumë akuza ndaj Gjeneralit ku e ka detyruar Gjeneralin të ballafaqohet sy më sy me komandantin ku më pas Gjenerali ndërpret të gjithë aktivitet e tij në parti.

Bindës dhe profesional do të ishte lajmi, nëse paragrafin në vijim, gazetari veç deklaratave do të mund ta mbështeste edhe  përmes fotografive  apo pamjeve. Një gjë e tillë do të sillte edhe më shumë besim para publikut.

Ditëve të fundit sipas burimeve të portalit TetovaSot, Gëzim Ostreni ka mbajtur disa takime në Ohër siç thuhet jo zyrtarisht për të reformuar BDI-në ose për tu ndarë në një parti në vete. Nga figurat e larta të BDI-së mësohet se Gjeneralit iu është bashkangjitur edhe komandat Qufa.

Publiku, pas leximit të këtyre rreshtave do të pyes veten se për çka bëhet fjalë. Gazetari në vend që të sjellë një informacion shtesë në fund, ai ka vendosur që tekstin ta përfundojë duke parashtruar pyetje. Këtë e bën me të drejtë, por do të ishte shumë profesional në rast se do të kërkonte qëndrim nga të përfolurit në fund të tekstit.

Ende nuk dihet nëse kësaj iniciative iu është bashkuar komandat Qela – Hazbi Lika, komandat Mësuesi- Rafiz Aliti dhe kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari. Ndryshe BDI-ja ka nisur të formoj shtabet në çdo komunë ku kryetar i Shtabit është zgjedhur ministri i Ekonomisë Bekim Neziri. /TetovaSot/

Çfarë i lidhë dy protagonistët, do të ishte pyetja që do të parashtronte çdo lexues pasi do ta lexonte këtë artikull. Konstatimet dhe qëndrimet personale të gazetarit dhe mungesa e palëve të përfshira, bën që artikulli të jetë joprofesional. Raportimi me rezerva dhe në mënyrë jo kronologjike nuk informon publikun. Çdo lexuesi do t’i interesonte çfarë në të vërtet po ndodh në BDI? Për këtë, gazetari profesional do të raportonte duke kërkuar edhe qëndrim zyrtarë nga subjekti.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button