Morata dhe Mandzukic në dyshim për ndeshjen kundër Frosinones

Ish sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, lëshoi fushën e lojës në minutën e 22’të në ndeshjen ndaj Genoas. Tuttosport e ka përshkruar këtë lëndim të spanjollit si ‘të çuditshëm’ dhe Zonja e Vjetër nuk ka dhënë një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë.

Derisa lëndimi i sulmuesit tjetër, Mario Mandzukic, duket më serioz, kështu raporton e përditshmja italiane, LaGazzetta dello Sport. Sipas saj, sulmuesi kroat mund të mungoi në ndeshjen e mesjavës për zonjën e vjetër. Megjithatë, një lajm i mirë për Juven është se mesfushori Lemina, i cili po ashtu e dëmtoi gjurin, ka mundësi që të luaj të mërkurën.

Kujtojmë se Juve ka një numër lojtarësh të lënduar, mes tyre edhe Claudio Marchisio, Asamoah e Sami Khedira. /

Lajme të ngjashme

Back to top button