Televizioni rus e falsifikoi praninë e ambasadorit amerikan në një tubim opozitar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është tallur me një kanal televiziv rus, pasi ai e ka postuar një fotografi të ambadorit amerikan, në një tubim opozitar të sajuar me programin “photoshop”.

Kanali TV Ren pretendoi se ambasadori amerikan, John Tefft, “është dërguar në një tubim opozitar” në Moskë më 20 shtator, duke e paraqitur fotografinë e tij para mediave, ndërsa në prapavijë janë parë protestuesit.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në rrjetin Facebook, është theksuar se zoti Tefft “ditën e tij të pushimit e ka kaluar në shtëpi”.

Mëtutje theksohet se fotografia “e falsifikuar” paraqiste ambasadorin në një ngjarje në muajin shkurt, ndërsa protesta ishte vendosur në prapavijë.

Ky kanal televiziv, që është lojal ndaj presidencës së Rusisë, ka kërkuar “falje”, duke thënë se e kishte marrë foton e cila “ishte lansuar nga blogerët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button