Volkswagen pranon mashtrimin, kërkon falje publike

Volkswagen AG ka humbur pothuajse një të katërtën e vlerës së saj të tregut, pasi ajo pranoi se ka mashtruar në testet e ndotjes së ajrit në SHBA për vite me rradhë, duke bërë presion mbi Kryeshefin Ekzekutiv, Martin Winterkorn.

Anëtarët kyç të bordit mbikëqyrës do të mblidhet të mërkurën, në mënyrë që të merren vendime për të ardhmen e gjigantit të veturave, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtyre mashtrimeve, gjiganti gjermani i automobilave ka pësuar humbje prej 23 për qind të aksioneve në bursën e Frankfurtit, përkatësisht ka humbur rreth 15.6 miliardë euro në vlerën e tregut.

Kjo është rënia më e madhe e aksioneve së kësaj marke të automobilave, ndërsa kompania Volkswagen tha se është duke bashkëpunuar me agjensionin e rregullatorëve të automobilave kundër emitimit të gazrave.

Ndërkaq, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, kompania ka insistuar për një vit se mospërputhjet ishin thjesht teknike.

Winterkorn, i cili ka udhëhequr VW që nga viti 2007, u detyrua të ndal shitjet e makinave të dielën dhe të kërkojë falje publike, duke thënë ndihet “thellësisht keq” me rastin e thyerjes së besimit të publikut dhe do të bëjë “çdo gjë është e nevojshme në mënyrë që të kthejnë besimin e konsumatorëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button