Izairi: Po presim Qeveria ta vendos në rend dite çështjen e “Jugohromit”

““Jugohromi” i ka kaluar të gjitha afatet dhe ne tani po presim, që shërbimet e Qeverisë ta vënë në rend të ditës çështjen e “Jugohromit” dhe të merren masa adekuate. Ideja jonë është që të kemi ambient sa më të pastër”, kështu është shprehur ministri Nurhan Izairi, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në pyetjen e Portalb, se çka do të ndodhë me “Jugohromin”- ndotësin më të madh të ambientit- pas paralajmërimeve se do të merren masa ndëshkuese ndaj ndotësve.

Ai thotë se ministria e tij i ka propozuar Qeverisë që kompanitë që nuk u përmbahen rregullave duke e përfshirë edhe “Jugohromin”, duhet të mbyllen. “Ne presim tani, shumë shpejtë Qeveria të diskuton edhe për gjendjen e “Jugohromit”, ka thënë ministri Izairi.

Tashmë kanë kaluar 4 muaj që kur Qeveria është dashur të ndërmerr masa ndëshkuese kundër “Jugohromit”.

Ministri Izairi sot ka marrë pjesë në përpunimin teknik dhe dokumentimin e tenderit për mbylljen e deponimeve jo adekuate në rajonin lindor dhe verilindor të Republikës së Maqedonisë. Projekt ky që përkrahet nga fondacioni i BE-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button