New York Times: Gjermania pranon refugjatë për ta zhvilluar ekonominë e vet

Prestigjiozja nju jorkeze “New York Times” ka shkruar se qeveria gjermane ka për qëllim të shpejtoj procesin pranim të aplikacioneve për azil në mënyrë që t’i integroj refugjatët në shoqëri, pasi ata me shkollimin dhe punësimin e tyre mund ta reduktohojnë presionin në tregun e punës në Gjermani.

Përkundër faktit se Gjermania ka vendosur kontrolle strikte kufitare së fundmi në jug të vendit për të ndaluar fluksin e refugjatëve, qeveria është ende e vendosur që t’i pranojë ata në mnëyrë graduale, raporton gazeta amerikane, transmeton Indeksonline.

Duke e patur parasysh faktin se Gjermania pret deri në 800 mijë refugjatë deri në fund të vitit, kancelarja gjermane Angela Merkel në bashkëpunim me kompanitë më të mëdha gjermane ka filluar një fushatë të gjerë për punësimin dhe integrimin e re fugjatëve në shoqërine gjermane.

Ideja është, spjegon “New York Times”, që refugjatët mos të bëhen barrë për shtetin gjerman, por të integrohen në tregun e punës dhe të japin kontributin e tyre në ekonominë kombëtare.

Gjermania ka vende të mjaftueshme pune, por vendi përballet me presionin e shpenzimeve pensionale dhe kujdesit shëndetësor për shkak të plakjes së popullsisë, ndërkohë që sirianët dhe aftësitë e tyre në punë mund ta ulin presionin në tregun e punës.

Disa nga kompanitë, përfshi “Deutche Post” dhe prodhuesin e veturave “Daimler” po kërkojnë amandamente të reja në Ligjin e Punës në Gjermani, në mënyrë azilkërkuesve t’u lejohet e drejta e punës.

Kancelarja gjermane po organizon takime të vazhdueshme me sipërmarrësit gjermanë, dhe ka njoftuar se procesi për marrjen e azilit në Gjermani do të përshpejtohet dhe lehtësohet, në mënyrë që refugjatët të përdoren si forcë punëtore.

Për më tepër, “New York Times” shkruan se qeveria gjermane do të ndajë dy miliadë euro ekskluzivisht në mësimin e gjuhës gjermane, që është një nga kushtet më të kërkuara për të gjetur punë në industrinë gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button