Veljanoski dhe Xhaferi për vizitë tek paqeruajtësit e Maqedonisë në Afganistan

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, i kryesuar nga kryetari Trajko Veljanoski dhe ministri Talat Xhaferi, prej sot qëndrojnë për vizitë tek paqeruajtësit e Maqedonisë të cilët janë pjesë e forcave ISAF në Afganistan.

Gjatë vizitës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se delegacioni do të realizojë takime me kreun ushtarak të forcave, gjegjësisht komandantin e ISAF-it, gjeneralin Xhozef Danford, me përfaqësuesin më të vjetër civil të NATO-s në Afganistan, ambasadorin Mauric Johems dhe me zëvendës-komandantin e forcave, gjeneral-nënkolonelin Xhon Lorimer.

Është paraparë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes të Afganistanit, Bismila Kan Mohamadi.

Në kuadër të vizitës, delegacioni, pjesë e të cilit është edhe shefi i shtabit të KBO-së, gjeneralin e brigadës Stojan Dimçov, si dhe deputeti Oliver Spasovski, do të realizojë takim me pjesëtarët e kontingjentit, ku më hollësisht do të njoftohen me detyrat e përditshme të paqeruajtësve të Maqedonisë, ndërsa do t’i vizitojë edhe vendet e tyre të punës.

Lajme të ngjashme

Back to top button