Shtrenjtohen cigaret
Kombinati i duhanit në Prilep tani disa ditë po shet cigare me çmime më të larta.
Cigaret më të shitura, “Brend” shiten për 5 denarë më shtrenjtë gjegjësisht 50 denarë për kuti. Janë shtrenjtuar edhe cigaret ”19” të cilat nëpër shitore shiten 40 denarë për kuti.
Paraprakisht kombinati i Prilepit kishte shtrenjtuar edhe cigaret “Oriental” dhe “Rondo”.
Rritja e çmimeve vjen si rezultat i ndryshimeve të ligjit për akciza të cilat hynë në fuqi kah mesi i verës.
Sipas këtyre ndryshimeve, akciza e cigareve në 10 vitet e ardhshme gradualisht duhet të rritet./ shqip.republika