Shqipëri-Serbi: Veprimet e paligjshme denohen deri në 15 vite burg

Veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare.

Shqipëri-Serbi do ekzaktësisht edhe 19 ditë që të luhet, por ndeshja është qendra e vëmendjes e Federatës Shqiptare të Futbollit. Për të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar rëndësinë e ndeshjes, duhet të marrin vesh se çdo veprim i paligjshëm edhe sado i vogël, do të konsiderohet akt terrorist dhe cenim i sigurisë kombëtare, shkruan gazeta “Shekulli”. Në këto kushte, të gjithë tifozët në stadium, duhet të kenë shumë kujdes që të mos jenë subjekt i ndonjë shkeljeje, sepse në të kundërt rrezikohen që të kenë akuza të forta mbi shpinë.

Ky vendim për të konsideruar çdo veprim si akt terrorist dhe shkelje të sigurisë, kombëtare ka brenda edhe faktin se stadiumi është ambient publik dhe rrezikshmëria është e lartë e ndonjë veprim ndëshkohet shumë rëndë. Në këto kushte ai që do të guxojë të kryejë ndonjë vepër penale, me apo pa dron, do të përballet me gjykatën e krimeve të rënda dhe 15 vitet burg i ka të garantuara.

Një veprim i tillë është marrë për të parandaluar çdo çmenduri të mundshme në stadium dhe jashtë tij. Ndërkaq, FSHF edhe një herë tjetër kërkon nga ti- fozët qetësi. Në një postim të vetin në rrjetet sociale federat kërkon: “Të dashur miq, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka një lutje për të gjithë ju! Kurrsesi nuk duhet të bëjmë gjeste në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 8 tetor 2015. Ne kemi kulturë dhe nuk duhet të bëjmë veprime të tilla kur të këndohet himni i kundërshtarit siç reklamohet nga mediat antikombëtare, përkundrazi kthimi i shpinës do të na shtyjë në një tension që në minutën e parë të ndeshjes.

Jemi të vetëdijshëm që është një gjest antisportiv dhe nuk sjell paqe. A kemi kulturë? A e duam kombëtaren? Atëherë le të sillemi si qytetarë”, thuhet në shkrimin e Kombëtares Shqiptare”, shkruhej në postimin e faqes zyrtare të Kombëtares Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button