Ivanov për shtypin Polak: Jemi lënë vetë me problemin me migrantët

“Refugjatët vijnë tek ne nga territori i Greqisë e cila mori nga BE-ja më shumë se 450 milion euro. Ne deri më tani kemi marr vetëm 90.000 euro. Tashmë kemi pasur një situatë kur në një ditë, qeveritarët grek kanë transportuar në kufirin tonë 15.000 njerëz. U detyruam që të shpallim gjendjen e krizës dhe të dërgojmë ushtar për ta kontrolluar situatën, pasi që qyteti i Gjevgjelisë, në kufi, përmes të cilit kalojnë refugjatët, ka vetëm 15.000 banorë”, ka thënë për gazetën polake Vyborcza, presidenti Gjorge Ivanov.

Ai gjithashtu ka theksuar se bashkëpunimi midis shërbimeve të vendit dhe shërbimeve të Bashkimit Evropian, sidomos shërbimit grek, është shumë i dobët.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri më tani janë dhënë gjithsej 2243 vërtetime për refugjatët që po kalojnë nëpër Maqedoni, ndërsa në periudhën brenda tri muajve janë dhënë mbi 87 mijë vërtetime.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button