Mbytet gomonia në Detin Egje, 13 të vdekur

Si pasojë e mbytjes së një gomoneje në Detin Egje ku ndodhej një grup personash me origjinë të huaj të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në ishullin Lesbos të Greqisë, sipas të dhënave paraprake mësohet se 13 persona kanë humbur jetën si dhe janë shpëtuar 8 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se në mesin e grupit të personave ndodheshin edhe refugjatë sirianë të cilët ishin në detë të hapur me një gomone nga bregu i rajonit Ayvacik për të kaluar në ishullin Lesbos të Greqisë.

Gomonia e cila ka lundruar për pak kohë në detë filloi të mbushej me ujë për arsye ende të paqarta.

Pas informacionit të marra menjëherë në vend kanë mbërritur ekipet e rojës bregdetare ku kanë nxjerrë trupat e pajetë të 13 personave si dhe kanë shpëtuar 8 të tjerë që rrezikonin të mbyteshin.

Prefekti i Çanakalasë, Hamza Erkal në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pas ngjarjes kanë nisur kërkimet nga ajri dhe nga deti.

Lajme të ngjashme

Back to top button