Vjeshta sjell romantikën, ja disa ide për takime interesante!

Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, mbaron sezoni i daljeve në natyrë për drekë, darkë apo thjesht, për shëtitje në natyrë. Gjithashtu, rritet dëshira për të qëndruar sa më shumë në shtëpi në ambient të ngrohtë  dhe të rehatshëm. Më poshtë ua paraqesim disa ide se si mund ta kaloni kohën me të dashurin/ën tuaj.

Një natë para televizionit
Në tetor fillojnë shumë emisione televizive të cilat janë shumë interesante. Gjeni një për të cilin të dytë jeni të interesuar dhe krijoni kështu një rutinë për ta parë atë së bashku çdo javë.

Bëni një “garë” gatimi
Meshkujve ju pëlqejnë garat. Mblidhni disa receta gatimi apo receta për kokteje dhe caktoni një natë kur do t’i përgatisni ato. Kështu, do të keni edhe një darkë të përbashkët, edhe argëtim gjatë  tërë procesit.

Sport, sport dhe sport
Në qoftë se ai është adhurues i sportit, atëherë përfitoni nga koha e ftohtë dhe caktoni një lojë tenisi apo diçka të ngjashme që do t’ju pëlqejë të dyve. Përveç se do të argëtoheni, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.

…Dhe përsëri sport
Në qoftë se nuk e keni sportin në qejf, atëherë ftojeni atë te ju për ta parë ndeshjen e ekipit të tij të preferuar të futbollit. Ai do të kënaqet shumë e ju… duroni pak dhe pas lojës, bëni diçka që ju pëlqen ju.

Zbuloni një aftësi të përbashkët
Ka shumë opsione për të bërë gjëra të përbashkëta me partnerin tuaj. Joga, kërcimi apo meditimi janë vetëm disa prej tyre. Por, kini kujdes që ta zgjidhni atë që do t’ju pëlqejë të dyve, pasi që përndryshe një gjë e tillë nuk do të funksionojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button