Diskutimi i parë i panelit në Banja Lukë, debat i ashpër mes Izetbegoviçit, Zvizdiçit dhe Dodikut

Një diskutim i bujshëm i anëtarëve të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe Denis Zvezdiç kryesues i Këshillit të ministrave të BeH me Milorad Dodik, presidentit të entitetit Republika Sërpska ka shënuar diskutimin e parë të panelit Pikëpamjet nga brenda në konferencën me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Dejtonit e cila u mbajt në Banja Lukë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri tek debati ka ardhur pasi Dodik në fjalimin e tij, ndër të tjera, ka thënë se BeH është “vend i dashurive të imponuara politike, vend i shpërnguljes, vend ku nuk mund të bëhet kthimi, teren për stërvitje nga bashkësia ndërkombëtare”, ka potencuar Dodik duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare nga Marrëveshja e Dejtonit mbështet konceptin e popullit boshnjak.

Dodik ka theksuar se edhe në të kaluarën përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në BeH kanë shkelur Marrëveshjen paqësore të Dejtonit, ashtu sikurse ka ardhur deri tek situata e tanishme të cilën presidenti i RS e ka quajtur kaotike. Izetbegoviç i është kundër-përgjigjur akuzave të tij se shumica krishtere e bashkësisë ndërkombëtare mbështet boshnjakët sepse janë korrekt, të gatshëm për bashkëpunim. “Nëse të gjithë sillemi si Milorad Dodik nuk e di se ku do të na çonte kjo gjë”, ka thënë Izetbegoviç. Ai ka thënë se Dejtoni “trajtohet si tryezë suedeze nga e cila merrni ajo çfarë ju pëlqen dhe mund të injoroni atë që nuk iu pëlqen”.

Izetbegoviç në disa raste ka theksuar se pika 7 e Marrëveshjes së Dejtonit nuk është zbatuar, se të ikurit nuk janë kthyer në vendlindjet e tyre, në të cilën Dodik është përgjigjur se askush nuk është penguar për tu kthyer në RS.

Dodik ka theksuar se nuk është i interesuar që BeH të shpërbëhet, por se nuk është ai i cili do të pranojë zgjidhje politike nga Kushtetuta. Dodik polemizoi me Zvizdiç në lidhje me funksionin e Këshillit të ministrave të BeH për të cilin ka thënë se  është institucion ndihmës i presidencës së BeH, derisa Zvizdiç pohoi se në Kushtetutën e BeH në tri vende shkruan Këshilli i ministrave- Qeveria e BeH.

Përveç atyre në panelin morën pjesë edhe Dragan Çoviç, kryesuesi i Presidencës së BeH, Marinko Çavara, president i Federatës së BeH dhe Igor Crnadak, ministër i punëve të jashtme të BeH, si dhe Filip Vujanoviç, presidenti i Malit të Zi si mysfari nderi.

Dragan Çoviç ka thënë se ka tentuar të arrihet lehtë tek vendimet që sipas tij, është bërë edhe më keq, sepse në këtë mënyrë marrëdhëniet e prishura të barazisë të popujve konstituiv, vendimet janë marrë në kurriz të të vdekurve.

Crnadak theksoi se njëri nga arsyet që Marrëveshja e Dejtonit ka patur sukses është ajo se askush nuk ka qenë plotësisht i kënaqur. Sipas tij, të gjithë në BeH duhet të merren me situatën e rëndë ekonomike. Filip Vujanoviç presidenti i Malit të Zi si i ftuar nderi në këtë diskutim tha se në hapësirat e Ballkanit qendrorë interesi i bashkësisë ndërkombëtare është drejtuar në BeH.

“Shumë më gëzon që ekziston gatishmëri për dialog që të mbrohet BeH dhe se ajo duhet patjetër të mbrohet përmes dialogut të tre popujve konstituiv për të fituar të drejta të barabarta”, ka thënë Vujanoviç. Ai ka thënë se BeH për Malin e Zi është vend i dy entiteteve dhe tre popujve konstituiv dhe se ashtu duhet të mbetet.

Lajme të ngjashme

Back to top button