Ushtarët amerikanë arrijnë në Erbil për operacionin e Musul-it

90 ushtarë amerikanë të cilët pritet të marrin pjesë në operacionin kundër DAESH në Musul kanë arritur në qytetin e Erbil-it në veri të Irakut. Sipas infromacioneve të marra nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut thuhet se ushtarët e ardhur janë vendosur në një kamp ushtarak në qytetin Mahmur rreth 70 kilometra nga Erbili.

Naif Shemeri, deputet në Parlamentin e Irakut dhe anëtarë i Komisionit të Mbrojtjes në këtë vend tha se kemi marrë informacion se ushtarët janë vendosur në veri të Irakut, por pjesëmarrja ose jo e tyre në operacionin e Musulit varet nga vendimi i qeverisë së Irakut dhe Parlamentit rajonal të Musulit.

Shemeri vuri në dukje se përgatitjet për operacionin e Musulit vazhdojnë dhe rikojtoi faktin se edhe më parë grupe ushtarësh amerikanë janë dislokuar në Rabia, rajon ky i afërt me Musulin. Por pjesmarrja e tyre ose jo në këto operacione sipas tijë varet nga koalicioni i ndërkombëtarëve, qeverisë së Irakut dhe asaj kurde.

Ndërkohë një zyrtarë i lartë i Sekretarit Amerikan, Brett McGurk dhe një delegacion që ai drejtonte javën e shkaur kishin realizuar disa takime me Kreytarin e qeverisë kurde, Mesut Barzani dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Qyteti i dytë më i madh në Irak kaloi nën kontorllin e organizatës terroriste DAESH më 10 qershorë të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button