Lupita Noyong’ o pushton Hollywoodin

Ishte vetëm një studente bukuroshe me ngjyrë kur arriti me forcat e saj të merrte një rol në filmin “12 vite skllavëri” që do t’i jepte asaj një çmim OSCAR duke e shndërruar në një nga femrat më të kërkuara në Hollywood.

32 – vjeçarja nga kontinenti i Afrikës tashmë ende nuk ka hequr dorë nga pasioni dhe dashuria që ka për modelingun, megjithëse thotë se nuk e dinte fuqinë e veshjeve “Cuture” deri sa provoi një fustan të modës së lartë, transmeton tvklan.

Revista VogueUS i ka rezevruar bukuroshes me ngjyrë nga Nairobi kopertinën e këtij muaji ku ajo ka pozuar teper sensuale.

Në këtë intervistë të gjatë për jetën dhe karrierën e saj ajo ka treguar se si arriti të çante në treguan amerikan dhe të bënte emër në një kohë që konkurenca është tepër e madhe dhe e fortë.

Noyong’ o, vjen nga një familje intelektuale, babai i saj tani në detyrën e senatorit – thotë se ka qenë gjatë gjithë kohës një politikan i opozitës gjatë regjimit represiv, Moi në Afrikë.

Noyong’o ka treguar gjithë peripecitë që ka kaluar familja e saj pasi i ati ishte në burg. Madje ajo nuk është lejuar që të shkonte as në shkollë. Më vonë ajo u vendos në SHBA dhe gjithçka ndryshoi në jetën e saj. Ajo arriti të bënte emër në industrinë e modës dhe të filmit duke u shndërruar sot, në një nga emrat më të kërkuar të kësaj industrie.

Lajme të ngjashme

Back to top button