Bëhen gati aktorët e “Portokallisë”

Aktorët e emisionit humoristik “Portokalli” po bëhen gati për fillimin e sezonit të ri. Por, me sa duket para se të fillojnë punën ata i kanë mbyllur pushimet me një darkë, ku janë mbledhur disa prej tyre. Në një foto të publikuar në faqen e tij në Facebook nga aktori Besar Kallaku, duket se artistët kanë kaluar një darkë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Epo Gëzuar…”, shkruan Kallaku duke i uruar kështu të gjithë fansat e tij, por edhe ndjekësit e spektaklit të humorit. Por, a është një darkë pune apo një darkë midis miqsh kjo e aktorëve, këtë nuk mund ta themi me siguri.

Lajme të ngjashme

Back to top button