AID diskuton rreth bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndëretnik në Komunën e Kërçovës

Komuna e Kërçovës dhe Asociacioni për iniciativa demokratike në kuadër të projektit “ Përmirësimi i mirëkuptimit ndër kulturor në komunat shumë etnike në Maqedoni ” sot në hapësirat e këshillit të komunës së Kërçovës diskutuan rreth praktikave të bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndëretnik në komunë.

Në fokus të  projektit “ Përmisimi i mirëkuptimit ndër kulturor në komunat shumë etnike në Maqedoni ” komuna e Kërçovës dhe AID nga Gostivari diskutuan  rreth praktikave të bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndëretnik në komuna.

Drejtori i programit Lulzim Haziri në prononcim për media tha: ” Sot jemi në Kërçovë  për të zhvilluar një debat të fokusuar me qytetar të strukturave të ndryshme me qëllim të marrim të dhëna preliminare për situatën me praktikat dhe politikat që janë në nivel lokal për avancim të komunikimit ndëretnik dhe ndërkulturor mes bashkësive të ndryshme etnike ”
Ky projekt është i përkrahur nga ambasada Britanike ne Shkup dhe realizohet nga AID me seli në Gostivar  , në këtë projekt janë të përfshira 6 komuna multietnike, 3 urbane dhe 3 rurale.

Lajme të ngjashme

Back to top button