Kërçova pa fluksin e mërgimtarëve

Java që lejmë pas përcolli edhe mërgimtarët e fundit të cilët kishin ardhur për të kaluar disa javë në vendlindje. Qyteti i Kërçovës, gjatë dy muajve të fundit, ishte i stërmbushur me njerëz dhe me një trafik të mbingarkuar. Por këto ditë duket se gjithçka i kthehet normales dhe vendasit janë kthyer në vendet e tyre të punës, në shkolla, studime dhe në jetën e zakonshme. 

Ato që më shumë e ndjenjë mungesën e mërgimtarëve janë tregtarët të cilët fitimin më të madh e kanë pasur gjatë periudhës së kaluar dymujore.

“Mërgimtarët kanë ikur pothuajse të gjithë dhe normal që shitja e produkteve ka rënë dukshëm. Sasia e mallit që shitet gjatë dy muajve të verës është pothuajse e njëjtë me atë që  shitet për gjysmë viti ose ndoshta edhe më gjatë”, thotë  Bexhet Ademi, pronar i një lokali me mallra ushqimore.

Veturat e shtrenjta dhe luksoze që gjatë verës ishin shumë në numër tanimë nuk lëvizin rrugëve të qytetit dhe komunikacioni zhvillohet normalisht.

Gjatë verës vështirësohet shumë puna jonë, thotë Igor Dejanoski, një shofer taksie duke vazhduar, “Ka ditë që e lej punën sepse mund të mbesim më orë në trafik të bllokuar. Tani gjithçka i kthehet normales”. shton ai.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button