Zvicerani ther shtetasin e Maqedonisë

Në një përleshje që ka ndodhur pasditen e të dielës në qendër të Winterthurit, një zviceran 48 vjeçar i ka shkaktuar plagë të rënda me thikë një shtetasi të Maqedonisë. Policia nuk e jep emrin dhe as përkatësinë etnike të viktimës. Sulmuesi është arrestuar.

Viktima po ashtu 48 vjeçar, ka pësuar plagë nga therja me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe është dërgur urgjentisht me autoambulancë për në spital. Therësi është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes por së shpejti është kapur nga policia e qytetit të Winterthurit., thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.

Shkaqet dhe rrethanat e përleshjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po i kryen Policia Kantonale e Cyrihut dhe Prokuroria përgjegjëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button