Katër pallatet ku mund të blesh bileta “false” për Shqipëri – Serbi (Foto)

Katër pallate dhe biletat false të ndeshjes me Serbinë shqetësojnë shërbimet sekret.

Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka ‘zënë koka’ sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena. Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë për Java News, se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në ‘Elbasan Arena’.

Ekspertë të anti-terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes.

Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

Ekspertët e sigurisë nuk i besojnë shumë as edhe biletave të personalizuara të bëra nga FSHF-ja, pasi thonë se edhe këto bileta mund të falsifikohen. Ndërkohë që në dyqaninonline të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta.

Ata i shesin ato shumë herë më shtrenjtë se çmimi zyrtar i vendosur nga FSHF-ja, duke përfituar nga fakti që pjesa dërrmuese e biletave janë prenotuar me kohë nga institucione apo individë me pushtet.

Një tjetër problem është dhe korruptimi i efektivëve të policisë që do merren me tifozët, në kohën kur këta të fundit do të futen në stadium. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete dhe ato të anti-terrorit ka të dhëna se grupe të caktuara janë gati të paguajnë edhe deri në 2 mijë euro për t’u futur në stadium, për të realizuar ‘qëllimet e veta.

Lajme të ngjashme

Back to top button