Panettiere konfirmon fejesën me Klitschkon

Hayden Panettiere më në fund ka konfirmuar se ajo është fejuar me të dashurin e saj, boksierin Wladimir Klitschko, gjatë paraqitje së saj më emisionin “Live with Kelly and Michael”.

Aktorja mbante një unazë të madhe diamanti kohë pas kohe që nga prilli, por ajo e pranoi fejesën publikisht vetëm së fundi, transmeton Telegrafi.

Ish-aktorja e “Heroes” u përfshi në emision duke mbajtur një gjarpër në formë qaforeje rreth qafës për të frikësuar nikoqirin, Michal Stahan, por që nuk e pengoi drejtuesen tjetër, Kelli Ripa, për ta vërejtur unazën e diamantit.

“Unë jam ca e frikësuar, jo vetëm nga gjarpri, por edhe nga ajo unazë e madhe diamanti në gishtin tuaj. Nuk e di nëse dëshiron të zbulosh diçka, a tregon ajo diçka, a është ndonjë premtim për diçka”, ka pyetur drejtuesja.

“Mendoj, kjo flet vetë. A jam fejuar? Po, jam fejuar”, kanë qenë fjalët e aktores 24-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button