Milenko: Radha e Zhernovskit për tu arrestuar?

Në profilin e tij në Facebook, gazetari kontrovers i afërt me qeverinë  Milenko Nedelkovski ka njoftuar se radhën për tu arrestuare e ka edhe kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski. 

Ai shkruan se do të ketë aksion policor “Parking” për shkak të keqpërdorimeve të Zhernovskit me parkingun te spitali shtetëror. 

Ndërka, Zhernovski në profilin e tij në Facebook pas lajmit se me flet arrest ndërkombëtar kërkohet kryetari i Këshillit të komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq ka shkruar: 

“Mund t’i arrestoni edhe këshilltarët tanë të tjerë. Kështu do të jeni në rrugë të mirë për të pasur shumicën në Këshill e komunës Qendër dhe ta falsifikoni vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Zhernovski. 

Nga Komuna Qendër theksojnë se në mënyrë të vazhdueshme dhe me presione të ndryshme për bllokime, inspeksione selektive, pushteti mundohet ta shuajë vullnetin e qytetarëve. 

“Sa i përket spekulimeve për Këshillin e komunës, Shipoviq mjafton të tërhiqet, kështu që kandidati tjetër me radhë nga lista e LSDM-së do ta zëvendësojë atë. Dhe sërish do të kenë shumicën me një votë më tepër. Por, vijon aksion policor ‘Parking’ për keqpërdorimet e Zhernovskit me parkingun te spitali shtetëror”, thuhet në postimin e plotë të Milenkos në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button