Publikimi i karikaturës së Aylan Kurdi nga “Charlie Hebdo” shkakton reagime

Reagime të shumta ka patur pasi revista satirike franceze “Charlie Hebdo” në botimin e fundit të saj ka publikuar karikaturat e 3 vjeçarit Sirian Aylan Kurdi, trupi i të cilit u gjend në brigjet e Bodrumit dhe karikatura në lidhje me refugjatët që nisen drejt Europës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e mbrapme të revistës është përshkruar trupi i Aylan Kurdi në breg dhe në anë të karikaturës shprehja “ishte shumë afër objektivit”, ku dhe në anë të karikaturës e cila i referohej vëllait të tij 5 vjeçarit Galip ndodhej një reklamë restoranti me mbishkrimin “Menuja me dy fëmijë, me çmim të një menuje”.

Ndërsa në një karikaturë tjetër e cila përfaqësonte përdoret fjalia: “Prova se Europa është kristiane: kristianët ecin mbi ujë, fëmijët muslimanë mbyten”.

Publikimi i karikaturave ka ngjalluar reagime të shumta në median sociale. Shumë përdorues kanë kritikuar revistën për pasqyrimin me një sarkazëm të fatit tragjik të fëmijës sirian Aylan. Disa nga përdoruesit e kanë konsideruar si “provokative”, ndërsa disa të tjerë kanë komentuar se në shumë mesazhe karikaturat e kanë tejkaluar lirinë e shtypit duke hyrë në krimin e urrejtjes.

Revista e cila shpeshherë ka tërhequr reagimet e publikut me karikaturat e saj, ndaj saj u protestua në shumë vende për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhammed. Ndërsa më 7 janar 2015 revista u sulmua nga dy terroristë ku si pasojë humbën jetën 12 persona duke përfshirë edhe karikaturisët. Sulmet në Paris vazhduan edhe më pas ku numri i të vrarëve u rrit në 17 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button