Ky është mesazhi i Varoufakis për liderin e ri të laburistëve, Corbyn

Ish-ministri i financave në Greqi, Yanis Varoufakis i ka dhënë një këshillë direkte liderit të zgjedhur pak ditë më parë në Partinë Laburiste në Britani të Madhe Jeremy Corbyn, në praninë e kancelarit të ri John McDonell, si dhe në praninë e sekretarit të ri për zhvillim ndërkombëtar Diane Abott në një takim të Asamblesë Popullore në Londër.

“Kundërshtarët e tu, Diane, Jeremy dhe John do ta përdorin frikën si instrumentin e tyre kryesor. Ata do të thonë se një qeveri në krye me Corbyn-in do ta fundos vendin. Kjo është çfarë mediat sistematike u thonë njerëzve nëpër dhomat e tyre të ndejës”, ka thënë Varoufakis, transmeton Indeksonline.

“Mos u frikëso nga ata. Njerëzit mund të kalojnë nëpër këtë. Ata mund ta kalojnë frikën, nëse lidershipi e kalon atë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button