Worthington flirton me modelen Bingle

Aktori Australian Sam Worthington besohet se është futur në një lidhje të re, pasi këto ditë është parë duke u argëtuar me modelen Lara Bingle.

Gjatë muajit të kaluar dyshja e famshme janë parë së bashku disa herë nëpër klube të ndryshme të natës, ku në shoqërimin e tyre ishte edhe këngëtarja Natalia Imburglia.

“Është ende herët të thuhet nëse lidhja e tyre është serioze, por Sam është duke planifikuar të kalojë dimrin në vendlindjen e tij me qëllim që të takohet më shpesh me Laran”, ka deklaruar një burim.

Lajme të ngjashme

Back to top button