Kapet i arratisuri që ka vjedhur në regjionin e Tetovës dhe Gostivarit

Policia e Gostivarit e ka kapur XH.I. (21) nga fshati i Gostivarit Debresh, i cili është arratisur nga burgu, ku në muajin gusht të këtij viti, pasi ka dalë për fundjavë nuk është kthyer për ta mbajtur pjesën e mbetur në IRD Ohër.

Njëzet e një vjeçari XH.I. është i dyshuar që në të kaluarën dhe këtë muaj në zonën e Tetovës ka kryer mbi njëzet vjedhje të rënda nëpër objekte të ndryshme, për këtë përballet me padi penale.

“Një pjesë nga artikujt e vjedhur i janë marrë të cilat mbrëmë janë gjetur në një objekt të zbrazur në Gostivar. Gjatë kontrollit të objektit janë gjetur: 4 fustana, tre çanta femrash, 1 xhaketë dhe një kuti metalike për stoli”, ka deklaruar Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB-Tetovë.

Pas arrestimit dhe mbajtjes në Stacionin Policor të Gostivarit, të arratisurin sot e kanë kthyer në Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button