Karaxhoski: Nuk ka nevojë për panik, drunj do të ketë

Drejtori i “Pyjet e Maqedonisë” për Portalb ka përgënjeshtruar lajmin se nuk do të ketë drunj deri në nëntor. Ai madje thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se “Pyjet e Maqedonisë” do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Dinamikën tonë ne e vazhdojmë çdo ditë, kemi marrëveshje me të cilat kemi kryer pagesat, kemi marr… Kam thënë se deri në tetor gjithçka që është paguar dhe që është në marrëveshje do të dorëzohet. Tash dikush ka bërë titull se nuk do të ketë drunj deri në nëntor. Ne do të mundohemi që edhe më tutje t’u dalim në ndihmë qytetarëve, pasi t’i kryejmë obligimet tona- pagesat dhe kontratat, edhe ata që nuk kanë paguar pas ofrimit të shërbimit tonë mund ta bëjnë pagesën”, thotë për Portalb Karaxhoski.

Ai thekson se nuk punojnë me parti po që po punojnë me qytetarë dhe se secilin vit e bëjnë të njëjtën.

“Nuk ka nevojë për panik. Drunj do të ketë në nëntor, dhjetor, janar, … non stop do të ketë, non stop blihen nuk është vetëm tash edhe fund”, shprehet Karaxhoski.

Sipas tij, marrëveshjet nisin nga janari. “Iu bëjë thirrje qytetarëve, qytetarëve dhe kategorive tjera të ndryshme që me kohë t’i bëjnë marrëveshjet dhe ne e dimë se sa mundemi të prodhojmë, fillojmë në qershor, korrik kur është verë dhe atë prodhim pastaj e shpërndajmë  tash, gjatë sezonit. Gjithçka që është porositur te ne, sipas marrëveshjeve, do t’i kryejmë deri në tetor. Nëse do të ketë në ndërkohë blerës të ri, do të mundohemi që t’iu ndihmojmë edhe atyre”, përfundon deklaratën Karaxhoski.

Ditë më parë në opinion dolën zëra se “Pyjet e Maqedonisë” nuk kanë kapacitet për t’i furnizuar qytetarët me drunj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button