PPD: Prokuroria speciale të merret edhe me “Magjar Telekom”

Pas deklaratës së deputetit  dhe kryetarit të LDM Pavle Trajanov se dëshmia e Sllobodan Bogoevskit për Gjykatën e Nju Jorkut rreth rastit “Magjar Telekom” është e vërtetë dhe e argumentuar edhe me dëshmi tjera plotësuese dhe me përmbajtjen e saj ka qenë i informuar edhe kryeministri Gruevski dalëngadalë e zbulon misterin e  izmeqarllëkut të Ali Ahmetit dhe parties së tij BDI ndaj VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskit si dhe karakterin e luftës së dollarëve që Alija e nisi pa lejen e Shqipërisë, Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve në vitin 2001, thuhet në reagimin e Partisë për Prosperitet Demokratik.

Partia për Prosperitet Demokratik do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadorët Bejl, Garet, Orav dhe nga Prokurorja special e posacaktuar  Katica Janeva që hetimet për “Magjar Telekom”, ku  sipas dëshmisë së Bogoevskit janë përfshirë edhe Ali Ahmeti e Musa Xhaferri, të bëhen nën udhëheqjen e Prokurores speciale.

PPD kërkon nga Ali Ahmeti, Musa Xhaerri dhe funksionarë tjerë të kësaj partie që sipas dëshmisë së Bogoevskit janë kapur nga kjo aferë të dorëhiqen dhe  ti lëshojnë rrugë hetimit të pavarur dhe pa trusni partiake.

PPD gjithashtu konsideron se që nga themelimi i saj Republikën e Maqedonisë e kanë tronditur afera të rënda korruptive të funksionarëve të lartë politikë që nga koha e Georgievskit  e deri më sot andaj mandati i Prokurores speciale duhet të zgjatë 10 vjet në mënyrë që të zbardhen të gjitha aferat dhe të involvuarve tu merret pasuria e fituar pa djersë dhe ta marrin vendimin e merituar gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button