MPB arrestoi nëntë persona për shkatërrimin e pyjeve në fshatin Brezë të Shkupit

Më datë 02.11.2022 rreth orës 09:00 në atarin e fshatit Brezë, Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti për krime ndërkufitare dhe migrim Shkup në Qendrën rajonale për çështje Kufitare Veri dhe Njësiti për shpërndarje të shpejtë pranë MPB-së kanë privuar nga liria A.J.(20) nga fshati Haraçinë, A.A.(21) nga fshati Haraçinë, S.A.(52) nga fshati Çuçer Sandevë, R.J.(23) nga Shkupi, N.A.(23) nga fshati Çuçer Sandevë, S.S.(28) nga fshati Haraçinë, J.A.(20) nga fshati Çuçer Sandevë, H.A.(29) nga fshati Haraçinë dhe G.S.(28) nga fshati Haraçinë, transmeton Portalb.mk.

Ata janë kapur duke kryer veprën penale “shkatërrim të pyjeve”, gjatë së cilës u janë marrë një traktor pa targa, një kamion Mercedes me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të A.A, i ngarkuar me rreth 11 metër kub dru zjarri, disa sharra me motor dhe sëpata.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë, në vendin e quajtur “Rashtanski baçila”, pas marrjes së masave, zyrtarët policor gjetën tre automjete mallrash, dy traktorë etj., të ngarkuara me rreth 43 metër kub dru zjarri.

Sendet e sekuestruara i kaluan Policisë pyjore për procedurë të mëtejshme. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button