Mourinho nuk ndjen shtypje për shkarkim

Skuadra e Jose Mourinhos nuk e ka nisur mirë këtë edicion pasi që pas pesë xhirove regjistron tri humbje një fitore dhe një barazim.

Edhe përkundër kësaj, Jose Mourinho thotë se nuk ndihet nën shtypje nëse do të shkarkohet apo jo, por ajo që po e preokupon portugezin është se sipas tij këto janë rezultatet me të dobëta në karrierën e tij.

“Nuk ndihem nën presion. Nuk frikësohem nëse do të shkarkohem apo jo. Ajo që më brengos më së shumti është se këto janë rezultatet më të dobëta në karrierën time si trajner”.

“Duhet ta tejkalojmë këtë situatë së më shpejt dhe mendoi se të gjithë së bashku mund ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar portugezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button