Arbër Çeliku, zgjidhet anëtar i rregullt i Shoqatës së autorëve evropianë “KOGGE“

Zgjedhja e Prorektorit të USHT-së, Arbër Çeliku, anëtar i rregullt i Shoqatës prestigjioze të autorëve evropianë “KOGGE“, me seli në Minden, Gjermani vjen si rezultat i punës së tij të palodhshme në fushën e përkthimit dhe kontributit të tij të çmuar në ngritjen e urave të miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij gjerman.
Vendimi për zgjedhjen e Prorektorit për marrëdhënie ndërkombëtare të USHT-së, Arbër Çeliku është marrë në mbledhjen vjetore të kësaj Shoqate, më 28 shtator 2013. 
Përndryshe, Shoqata e autorëve evropianë „Kogge“ është shoqata më e vjetër letrare në Evropë, e themeluar në vitin 1923 dhe në gjirin e vet ka shkrimtarë, poetë dhe përkthyes eminentë nga e gjithë Evropa. 

Lajme të ngjashme

Back to top button