I varfëri nuk beson në “tombolë”: Ankesa për punësim në “Pyjet e Maqedonisë”

“Tombola” e punësimeve të 1600 punësuarve në “Pyjet e Maqedonisë”, nga grumbulli ka hedhur një seri dyshime për fituesit e punës. Në rrjetet sociale dhe në emisionet kontaktive në televizione, çdo ditë lajmërohen qytetarë të cilët vërtetojnë se në vendet e reja të punës nëpërmjet lotarisë, njohin njerëz të cilët nuk i plotësojnë kriteret të cilat ishin të shënuara si kusht për fitimin e pozicionit.

Në Facebook paraqiten informacione për personat e lumtur të martuar të cilët për nevojat e tombulës, janë përfaqësuar si prindër që kujdesen vet dhe shpërndajnë fotografi nga prona të luajtshme dhe të paluajtshme në shoqëritë e rrezikuara.

Lotaria për vendet e punës, të gjithë 1600 të punësuarit i shndërroi në objekt vëzhgimi, e cila shkon deri aq larg sa që burri i njërës prej të punësuarve lidhet me dëshmi në një proces gjyqësor për vrasje dhe ishte interesante për publikun para dy viteve.

Në listë, e punësuar është edhe një grua e cila është paraqitur si prindër që ushqehet vet, që pastaj punën e re ta gëzojë burri i saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button