Sam Smith: Kam dashur të vras veten, paraja nuk është gjithçka

Këngëtari me famë botërore, Sam Smith ka deklaruar se kur ka parë fotot e tij në prag të Vitit të Ri nudo në plazh, është tronditur aq shumë sa ka menduar edhe vetëvrasjen. “Kjo ishte shumë e rëndë për mua dhe shumë shkatërruese”, thotë Smith.

Më tej në një interviste për revistën GQ, Smith ka treguar se në adoleshencë ka qenë tepër i shëndoshë, por me publikimin e albumit që i dha famë botërore “Lonely Hour”, në moshën 23-vjeçare, ai humbi shumë në peshë duke ndjekur një dietë të kombinuar me shumë ushtrime fizike, transmeton Noa.

Më tej ai ka rrëfyer se pavarësisht se tani që është bërë i famshëm dhe ka fituar shumë para, nuk ka një jetë të lumtur. Prandaj këngëtari bën apel se paraja nuk është gjithçka në jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button