Kreatori “mashtron” Leonorën

E ka vlerësuar lart për secilin kreacion që Valdrin Sahiti ia ka bërë. E ndonëse nuk dihet me saktësi nëse ky kreator ia ka bërë edhe kreacionin e fundit, fustani që ajo pati veshur në evenimentin “Zhurma Show”, nuk është aq unik.

Leonora Jakupi ndonëse shkëlqeu në mbrëmjen e festivalit “Zhurma Show”, fustanin që ajo pati veshur në këtë mbrëmje ngjason shumë, apo thënë më mirë është identik me atë të aktores dhe modeles Nina Dobrev.

Nata festive e “Zhurma-s”, e fundit kjo e cila mund të bënte zhurmë për gjithçka tjetër, por jo për cilësi, mblodhi rreth vetes shumë këngëtare e artiste me fustane të ndryshme. Por ky i Leonorës del të jetë i magjishëm, apo thënë më mirë i Nina Dobrev për nga dizajni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button