Në Shkup 18 fatkeqësi komunikacioni, dy persona me lëndime të rënda

Policia e trafikut dje në Shkup kreu ekspertizë të gjithsej 18 fatkeqësive në rrugë. Prej tyre, 10 janë me pasojë të dëmeve materiale dhe gjashtë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë vozitës të automjeteve motorizuese dhe shtatë bashkëudhëtarë.

Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi komunikacioni me pasojë të lëndimit të rëndë. Lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe një bashkëudhëtar, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë dy bashkëudhëtarë.

Gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë[ rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar tetë vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, shtatë vozitës të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor dhe pesë vozitës eë e kanëd rejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni. Janë sanskionuar edhe 17 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shenjuara për këmbësorë apo kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 50 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Sot me fillim në orën 12:00 një grup i qytetarëve do të mbajnë marsh protestues i cili do të fillojë para panairit të Shkupit dhe do të vazhdojë para ndërtesës së Gjykatës themelore Shkup dhe para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Varësisht nga gjendjet momentale nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa për sigurim të komunikacionit dhe rikahëzim të tij. Në kuadër të shënimit të Ditës botërore të ndihmës së parë, nesër prej orës 11:­­ deri në orën 12:00 Sektori për preventivë në komunikacion së bashku me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit në katër lokacione në qytet ­ QT “Biser”, QT “Siti moll”, Porta triumfale në shehsin Maqedonia dhe përballë TVM­së afër fakulteteve do të simulojnë fatkeqësi komunikacioni.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq do të simulojnë ofrimin e ndihmës së parë personave të lënduar në fatkeqësitë e njejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button