Migrantët transportohen me autobusë dhe taksi për shkak të grevës së makinistëve

Transporti i migrantëve nga Gjevgjelia deri në Tabanoc zhvillohet kryesisht me autobusë dhe taksi vetura për shkak të grevës së makinistëve nga “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Sipas informacioneve nga Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli, dje nga kampi në Gjevgjeli drejtë Tabanocit janë nisur katër trena specialë me rreth 2.000 migrantë, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 4.000 migrantëve janë transferuar me autobusë dhe taksi vetura.

Nga stacioni hekurudhor informojnë se edhe sot do të kenë transport të reduktuar të migrantëve dhe se do të nisen më së shumti tre trena nga Gjevgjelia drejtë Tabanocit, ndërsa sot në mëngjes ende nuk është nisur asnjë automjet. Për këtë shkak, transporti i migrantëve zhvillohet me 50­të autobusë dhe po aq taksi vetura, prej të cilëve një pjesë janë orientuar drejt kufirit verior.

Sipas vlerësimeve, edhe gjatë ditës së sotme pritet nëpër vend të transitojnë prej pesë deri gjashtë mijë migrantë.

Nga fillimi i muajt deri sot Kryqi i Kuq njoftoi se ka shpërndarë 4.000 shishe ujë, 500 pako me ushqim, 100 pako higjienike, 50 pako për foshnja dhe 300 batanije. Në këtë periudhë janë kryer 2.000 intervenime mjekësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button