Rama: Do ndërtohet Xhamia e Madhe, por pa kullat ngjitur

Këshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) miraton ndërtimin e objektit fetar të Namazgjasë, por anulon pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë. Vendimi, reagon kreu i opozites shqiptare, njekohesisht kryebashkiak i Tiranes, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot për herë të parë gjatë qeverisjes së tij Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Në një konferencë për shtyp, Rama bëri të ditur vendimet e para që miratoi në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Kombëtar i Territorit.

Një prej vendimeve të miratuara nga KKT është dhe ndërtimi i Xhamisë së re të Namazgjasë, por me projekt të përgjysmuar. Pjesa e dytë e projektit nuk u miratua nga KKT. Rama e argumentoi kështu:
“Ngjallimi i Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, KKT, konfirmon pjesën e parë të kësaj leje, ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”. 

BASHA: RAMA ANULOI ‘DE JURE’ GJITHË PROJEKTIN PËR XHAMINË E NAMAZGJASË
Reagon kreu i opozitës mbi vendimin e KKT për Xhaminë e re të Namazgjasë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nga News24 rreth vendimit te KKT per Namazgjane, u shpreh se me anulimin e pjesës së dytë të objektit, kryeministri Rama ka anuluar ‘de jure’ gjithë projektin për Xhaminë e re.

“Ky është de juro anulimi i Xhamisë së madhe. Duke anuluar këtë pjesë të zhvillimit, ligjërisht është anuluar leja e ndërtimit të Xhamisë së madhe dhe është anuluar kështu projekti i Xhamisë së madhe”. (Balkanweb)

Lajme të ngjashme

Back to top button