Valdes: Ka përfunduar koha ime tek Barca

Victor Valdes ka rishprehur dëshirën e tij për një largim nga Barca këtë verë, duke thënë se koha e tij në Camp Nou tashmë ka përfunduar.

“Ka përfunduar koha ime këtu. Ata më ofruan shansin për të rinovuar, por vendimi është marë”, tha ai për Antena3.

“Jam duke shikuar sfida të reja. Dua të luaj në një tjetër ligë dhe të jem me familjen në një vend tjetër.

“Sidoqoftë, këtë sezon kam pasur ende dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve, e kjo është për t’u vlerësuar shumë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button