Rama letër ministrave: Jeni bërë arrogant, ambasadorët tallen me ju, ndryshoni ose ikni (FOTO)

Kryeministri Edi Rama duket se nuk duron më. Ai u ka dërguar një letër ministrave të tij, duke i quajtur arrogantë, që po shkëputen nga realiteti i përditshëm.
Sipas një letre të zbardhur nga Newsbomb.al., Rama ka thënë se ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët dhe orët e entuziazmit të qeverisjes janë zëvendësuar me pasdite turkoshake në kafene, në dreka e darka të gjata, transmeton Indeksonline.
“E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me arrogancën tuaj! Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era”, shkruan Rama.
“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni, o përgatituni për të lënë anijen”, ka shkruar kryeministri shqiptar. Letra e plotë e kryeministrit Rama, dërguar ministrave të kabinetit të tij:

Lajme të ngjashme

Back to top button