Kompania ajrore “Lufthansa” anulon 1000 fluturime, pilotët në grevë

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” ka lajmëruar se do të anulojë 1,000 fluturime të shkurta dhe të gjata brenda dhe jashtë Gjermanisë, në ditën e dytë të grevës që kanë nisur pilotët e kompanisë.
Njëkohësisht, kompania ka lajmëruar se ka paraqitur një kërkesë në gjykatë për parandalimin, siç e ka quajtur aksionin industrial – grevën e 13 me radhë në 18 muaj, pasi kompania po mundohet t’i japë fund një mosmarrëveshje maratonike mbi kërkesat e pilotëve për pensionim të herëshëm, transmeton Indeksonline.

“1,000 udhëtimë të Lufthansas janë anuluar, dhe 140,000 pasagjerë do të afektohen”, ka lajmëruar kompania përmes nëj deklarate, pas njoftimit të pilotëve se do ta shtyjnë grevën që ka filluar të martën, për dytën e dytë të mërkurën.

Ndërkohë, Lufthansa do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën e Punës në Frankfurt për ta parandaluar shtyrjen e grevës edhe për të mërkurën, me arsyetimin se greva e pilotëve me kërkesat për ulje të moshës për pensionim është ilegale.

Lajme të ngjashme

Back to top button