Para se të zgjedhet Prokurori të gjitha temat tjera në pauzë

Grupet punuese të partive politike për marrëveshjen e Përzhinos, deri me 15 shtator nuk do të bisedojnë për ligjet dhe rregullat zgjedhore, por të gjithë energjinë do ta drejtojnë për Prokurorin Special, njofton Portalb.mk.

Paritë janë marrë vesh që kësaj çështje t’i japin prioritet, për shkak afatit të shkurtër i cili duhet të respektohet sipas marrëveshjes së Përzhinos. Prandaj deri me 15 shtator duhet t’i përmbushin kërkesat nevojshme që ta respektojnë afatin të cilin katër partitë e kanë pranuar dhe e kanë nënshkruar.

Ka një përparim të vogël rreth bisedimeve për Prokurorin Special, dhe ai, do të zgjedhet sipas ligjit të tanishëm, por me ndryshim dhe modifikim të tij, njofton Portalb. Gjithashtu, e madhe është mundësia që ai të zgjedhet nga prokurorët e tanishëm.

Në lidhje me ligjet zgjedhore, ka një përparim të vogël rreth regjistrimit aktiv të votuesve, me regjistrim të detyrueshëm. VMRO-DMPNE, është pajtuar për regjistrimin aktiv të votuesve, por ende nuk e ka shpjeguar se a duhet të jetë i detyrueshëm, apo jo. PDSH, prapë, qëndron në propozimin e saj, regjistrimi i votues në Listën Zgjedhore të jetë i kombinuar. Ajo nënkupton që në afat prej katër muajve, dy muaj të bëhet regjistrimi i popullatës mbi 18 vjeçare në terren, derë më derë, ndërkaq dy muajt tjerë të lihen për regjistrimin e patjetërsueshëm.

Partitë politike ende janë larg marrëveshjes për votimin e diasporës.

Çështja për diasporën deri më tani nuk është lëvizur nga pika e nisjes dhe partitë qëndrojnë fuqishëm në qëndrimet e tyre. VMRO-DPMNE është që të qëndrojë parimi i tanishëm i votimit për diasporën, pra në 3 njësi zgjedhore, ndërkaq LSDM është e mendimit që diaspora të votojë dhe vlera e votës të jetë e njëjtë me atë të votuesve që jetojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button