Mund të mos ripërtërihen bisedimet paraqasëse me BE-në

Regjistrimi i bisedimeve paraqasëse në nivel të lartë (HLAD) është në pikëpyetje për shkak të qorr-sokakut që kanë hyrë bisedimet për realizimin e Marrëveshjes së Przhinos.

“Komisari Hann planifikon ta vizitojë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë më 18 shtator që të njihet me progresin dhe rezultatet nga implementimi I marrëveshjes politike dhe respektimi I afateve”, deklaroi për “Meta” Maja Kocijançiç, zëdhënëse e euro komisarit Johanes Hann.

Kocijançiç pohoi se gjatë vizitës do të duhet të bisedohet edhe për rinovimin e bisedimeve paraqasëse në nivel të lartë. Jo zyrtarisht mësohet se ripërtëritja e HLAD varet nëse deri më 15 shtator do të arrihet marrëveshje për emërimin e prokurorit special.

Nëse partitë politike nuk arrijnë marrëveshje atëherë HLAD dhe Shkupi aspak nuk do të jenë në agjendën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button