Moti sot në Maqedoni

Nga sot pasdite pritet ndryshim i konsiderueshëm i motit me vranësira të rritura, shi lokal dhe erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore mbi 60 kilometra në orë e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të shkaktojë ulje të dukshme të temperaturave, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti i ftohtë do të jetë më i pranishëm në pjesët veriore të vendit, ndërsa në rajonet tjera do të ndjehet nga dita e hënë, kur moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha të diellit.

Temperatura e ditës do të  lëviz prej 24 deri në 30 gradë Celsius, ndërsa temperatura të ngjashme priten edhe gjatë tërë javës.

Në Shkup do të kemi mot të ngashëm me temperatura deri më 30 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button