Zoran Zaev, një lider karizmatik ballkanik

Lideri opozitar i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev, sipas diplomatëve dhe politikanëve, që kanë pasur takime, lë pështypje të një Pacifisti. Është një liberal kozmopolit. Ka sens në komunikim dhe plot humor. Ai i takon një brezi të ri pa hipoteza, nuk ka vërejtje ndaj grupeve dhe etnive të tjera. Zaevi e quan Gruevskin një autokrat dhe populist.

Ai thotë do të shkojmë deri në fund. Nuk ushqejmë iluzione. Do të luftojmë që të fitojmë. Shprehi, kulturë, në institucionet e një shteti demokratik. Vizita e liderit opozitar Zaevit, në lagjen e trimave, në Kumanovë, ku shprehu ngushëllime, familjeve shqiptare, u prit nga shqiptarët e lodhur, të zbehtë nga varfëria, si hero me emocione dhe duartrokitje. Mos vallë për herë të parë një lider i huaj, për shqiptarët përdori retorikën e Sllobodan Milloshevit?

Para tre dekadave nga Tirana në Fushë Kosovë, serbët e Kosovës, e pritën liderin e tyre si hero dhe ikonë. Ata u ankuan duke iu drejtuar Milloshevicit, Bijo nas, tuku nas, na vrasin na rrahin shqiptarët, kurse Despoti u përgjigj, “Od sad ne smje vas nitko tuҫi, od sad neҫe vas nitko biti. Tani nuk do t’ju vrasë askush. Teza që vizitoi lagjen e trimave në Kumanovë ishte pacifiste dhe humaniste për liderin opozitar Zaevin. Ai bëri të njëjtin gjest si Toni Bler, ky hero që gjithë kombi shqiptar e admiron. Kur populli i Kosovës ishte në momentet më të vështira të historisë, ai përdori retorikën e Millosheviҫit, por ndryshe nga tirani dhe kasapi i Ballkanit. Toni bler nga aeroporti i Shkupit u nis, për në kampin e refugjatëve në zonën kufitare, Kosovë-Maqedoni. Me një buqetë me lule i doli para një vogëlush bjond. Bleri kur e përqafoi dhe e puthi tha: O Zot bjond racë ariane? Ky hero dhe humanist përsëriti të njëjtat fjalë sikurse Millosheviҫi. Tani nuk guxon askush t’ju rrahë. Tani nuk guxon askush t’ju vrasë. Pa marrë parasysh, qëllimet ose interesat politike, Zaevi në një farë mënyre i ngushëlloi, ua zbuti dhimbjet dhe vuajtjet shqiptarëve të Kumanovës, në lagjen e trimave kurse ata ishin të frustruar, të revoltuar dhe zhgënjyer me liderët e tyre.

Charles De Gol ka një frazë “ndërmjet popujve dhe shteteve nuk ka miqësi të përhershme por ka interesa të përhershme”. Mungesa e një lidershipi te shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme dhe prapë triumfi i dy partive shqiptare që kanë humbur legjitimitetin dhe reputacionin. Zaev ky lider karizmatik, mund të tërheqë shumë shqiptarë të votojnë për partinë e tij.

Ai mund të shfrytëzojë shansin që një pjesë e elektoratit të votojnë partinë LSDM ku do të kemi deputetë shqiptarë në disa zona dhe provinca. Në demokraci moderne dhe me tradita dhe kulturë politike është normale të votojnë qytetarë dhe grupe të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button