Topalli “sulmon” Ramën

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar për ngjarjen në Laç, ku u plagosën 7 persona nga një sherr. Në rrjetin e saj social Facebook, Topalli ka parashtruar një sërë pyetjesh retorike, duke akuzuar kryeministrin Rama.

Sipas saj, nuk duhet të çuditemi kur një deputet qëllon me armë brenda komisariatit, pasi deputetët e Ramës kështu janë.

“Kur deputeti qëllon me armë brenda komisariatit! Pse të çuditemi? A nuk e dinim të gjithë kush janë deputetët e Ramës në Parlament?A nuk ka ndodhur dhunë brenda parlamentit? A nuk e kemi denoncuar dy vite rresht në Parlament se këto kanë rekorde kriminale? A nuk e zgjodhi Rama këtë dhe 18 kolegët e tjerë të tij në Parlament pikërisht për këto cilësi specifike? A nuk i mbrojti Rama të gjithë këto edhe kur këto hiqnin rripin me godit si kafshë kolegët e opozitës! Dhe po bën edhe sot çdo gjë për ta mbrojtur! Të çuditesh për ngjarjen e sotme është njëlloj si të çuditesh se Meta merr ryshfet dhe se Rama është i lidhur me krimin!! Nuk keni parë asgjë akoma, jo! Këto janë vetëm Aleanca e Qelbësirave! Dhe qelbësirat duhen përmbysur!”, ka shkruar Topalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button